Maqedoni

Rasti “TNT”, Gruevski dënohet më 9 vjet burg, Janakieski me 3

20.05.2022 15:51

Nëntë vite burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, tre vite për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski....

Nëntë vite burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, tre vite për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, katër vite për ish-kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovski. Këto janë pjesë e dënimeve të shqiptuara për rastin TNT, që ka të bëjë me shembjen e objektit “Cosmos” të biznesmenit Fijat Canovski në vitin 2011. Hetim është kryer edhe për inspektoren e ndërtimit Elizabeta Najdovska, e cila po ashtu ka marrë katër vite burg, ndërsa tre zyrtarë të Komunës janë shpallur të pafajshëm. 
 
Të gjithë u dënuan për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa në pritje të dhënies së dënimit, prokurori Burim Rustemi e tërhoqi akuzën për njërën nga dy veprat e ish-ministrit Janakieski. Në fjalën e tij përmbyllëse, Rustemi kërkoi dënime me burg për të gjithë të akuzuarit, ndërsa ndër rrethanat lehtësuese gjatë  thekësimit të dënimeve është fakti se ish Ministri Janakievski ka pranuar si dëshmi të shfrytëzohen edhe përgjimet në rastin “Bombat”.
 
“Të gjithë se bashku me të vetmin qëllim që ti marrin të dëmtuarit Fijat Canovski për vendimin e tij politik ku si kryetar I partis PEI ka lëshuar qeverisjen me VMRO-DPMNE-në, dhe krijimin e kualicionit me LSDM, dhe duke shfrytëzuar fuqin që kishin në pushtet me plotë vetëdije kanë shtyer kryetarin e Komunës së Gazi Banës Toni Trajkovski të kryen vepër penale duke keqpërdorë detyrën zyrtare dhe në mënyrë të paligjshme ta rrëzonë objektin banesor dhe afarist “Cosmos”.”, tha gjykatësja Ornen Stavrev.
 
Ndaj këtij vendimi pala mbrojtëse ka pohuar se do të dërgon ankimim deri tek Gjykata e Apelit. 
 
“Pala mbrojtëse ka pohuar se do të bëjnë ankimim të vendimit, sepse mendoj se me këtë vendim po përcillet një porosi shumë e keqe e ajo është se ndërtimi I pa ligjshëm në vend që të ndërpritet dhe e njëjta të sanksionohet, sanksionohen personat të cilat kanë vepruar dhe kanë parandaluar ndërtimin pa leje. Gjykata jashtë kërkesës së palës dëmtuese kaloi edhe në fazën e dëmshpërblimit të dëmit të përfituar ku në vend që ato 20 milion euro të kërkuara nga ana e të dëmtuarit që është dashtë ti paguan shteti, Gjykata shmangë këtë sepse kishte për qëllim ta rruan buxhetin e shtetit, dhe ta largon përgjegjësin e shtetit në këtë rast.”, tha avokati mbrojtës, Elenko Millanov. 
 
Deri në përfundim të gjykimit, mbrojtja argumentoi se prishja  e  objekti “Cosmos” ishte e ligjshme, sepse ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe ishin shkelur ligjet, duke qenë se investitori ka shkuar përtej përmasave të planifikuara.
 
FITIM KRYEZIU