Maqedoni

Bashkësia etnike turke nuk pranon rezultatete regjistrimit

20.05.2022 16:03

Bashkësia etnike turke nuk pranon rezultatet e regjistrimit në vend...

Bashkësia etnike turke nuk pranon rezultatet e regjistrimit në vend. Ato dorezuan në Entin shtetëror për statistika ankesë në lidhje me procesin e regjistrimit, te cilin e vleresojne si kunder-kushtetues. Husrev Emin, koordinator i Trupit Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Komuniteteve Turke, tha se rezultatet dhe përqindjet e publikuara më 30 mars 2022 nga Enti Shtetëror i Statistikave nuk paraqesin pasqyrën e vërtetë të komunitetit turk në vend.
 
“Si Trup Koordinues Nacional për Regjistrimin e Popullit Turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi dorëzuar ankesë me fakte dhe argumente se i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Gjithashtu, janë shkelur shumë të drejta të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkojmë nga Enti Shtetëror i Statistikave që të anulojë rezultatet e regjistrimit dhe ta shpallë atë të pavlefshëm.”, tha Husrev Emin.
 
Indinjatën e tyre ne lidhje me procesin e regjistrimit e shprehen edhe dy partitë turke në vend. 
 
“Ne prisnim që regjistrimi të ishte një operacion statistikor, por fatkeqësisht e pamë që ishte një operacion politik., tha kryetari i LUKT-së, Erdogan Saraç.
 
“Është shumë normale të ketë reagime nga Republika e Turqisë, si vendlindja jonë. Republika e Turqisë në këtë rast dhe në të kaluarën është dëshmuar se është një mike shumë e mirë, një mike shumë e ngushtë e vendit tonë.”, kryetari i PDT-së, Bejxhan Iljaz. 
 
Gjithashtu ata theksuan se nuk pranojnë një rezultat që nxjerr turqit nën 7%.
 
ERSAN PAJAZITI