Maqedoni

KSHPK: Kandidatët keqpërdorin etninë në konkurse

20.05.2022 16:47

Komisioni Shtetëror kundër Korrupsionit ka miratuar një iniciativë për të ndjekur penalisht këdo...

Komisioni Shtetëror kundër Korrupsionit ka miratuar një iniciativë për të ndjekur penalisht këdo që paraqet informacione të rreme për përfitime personale. Antarët e antikorrupsionit kanë konstatuar se kandidatët gjatë aplikimit për vendet e lira të punës në sektorin publik abuzojnë me përkatësinë e tyre etnike që është kusht ligjorë për të siguruar punësim të barabartë të etniteteve. Sipas tyre kandidatët raportojnë përkatësinë etnike e kërkuar në shpalljen e konkursit.
 
“Moskryerja e kontrollit të mësipërm nuk amniston nga përgjegjësia kandidatët e paraqitur në konkurset e publikuara me dëshmi të rreme dhe deklarim të rremë të përkatësisë etnike.Masa është një nismë e qartë për ndjekje penale.”, tha Nuri Bajrami, anëtar i KSHPK-së.
 
“Nëse balanceri nuk mund të hiqet, atëherë të gjendet një mënyrë që në të gjitha konkurset të shmanget ky abuzim. Përndryshe, ajo që pashë me konkursin tonë do të thotë se kemi gjetur një truk, të gjithë të aplikojmë me pesë apo gjashtë përkatësi të ndryshme etnike dhe askush nuk mund t'ju bëjë asgjë. Për këtë arsye mbështes shfuqizimin e balancerit.”, tha Goran Trpenovski, anëtar i KSHPK-së.
 
Përgjegjësi duhet të kenë edhe bartësit e institucioneve thotë Sofka Pejovska Djçinovska
 
“Mendoj se nuk duhet të amnistojmë apo të thërrasim bartës të funksioneve publike që nuk besoj se nuk e dinë apo nuk e dinin se në institucionet e tyre raportohen apo pranohen persona që kanë dhënë të dhëna të rreme për kombësinë e tyre.”, tha Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së.
 
Antarët e Komisionit në seancë shqyrtuan edhe raportin e kontrollit kundër korrupsionit të ligjit për ujërat, ligjit për kujdesin shëndetësor dhe ligjit për Këshillin gjyqësor.
 
NAIM RAMADANI