Maqedoni

Byroja е Metrologjisë element kyç për shrbime më cilësore në shtet

20.05.2022 17:17

Për të pasur shërbime më cilësore, i rëndësishëm është kontrolli dhe matja e cilësisë së tyre....

Për të pasur shërbime më cilësore, i rëndësishëm është kontrolli dhe matja e cilësisë së tyre. Në këtë aspekt sfera e Metrologjisë është mjaft e rëndësishme për të zbatuar këto politika, u tha me rastin e ditës botërore të metrologjisë 
 
“Nëse diçka nuk mund të matet, atëherë ajo nuk mund as të kuptohet dhe kontrollohet. E kur nuk mund të kontrollohet atëherë nuk mund të përmirësohet. Pa dallim se për çfarë sfere të matjes bëhet fjalë, se a janë ato analiza, teste, kontroll i cilësisë në proceset teknologjike, është shumë e rëndësishme besimi në rezultatet që fitohen. Si bartës i infrasturkturës kombëtare metrologjike, Byroja për Metrologji paraqet element kyç në ndërtimin e infrastrukturës për cilësi në shtet.”, tha drejtoresha e Byrosë për Metrologji, Merita Mustafai.
 
Ministri i ekonomisë Bekteshi paralajmëroi se qeveria është në përgaditje e sipër të ligjit të ri për metrologji, i cili do të avanson punën në sferën e metrologjisë. 
 
“Me menaxhmentin e byrosë për metrologji jemi në përfundim e sipër edhe të ligjit të ri për metrologji, ligjit të ri për mbrojtjen e konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht edhe për mënyrën e bërjes tregti në vendin tonë. Një ligj që është pothuajse 100% i harmonizuar me direktivat e BE-së.”, tha tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Në avansimin e Byrosë për Metrologji në vendin tonë kontribut më të madh ka dhënë Bashkimi Evropian përmes projekteve të ndryshme. Euroambasadoi Dejvid Gir tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Maqedonine e Veriut në këtë aspekt. 
 
“Në kuadër të IPA, BE ka siguruar pajisje për shumë laboratori në Byronë për Metrologji dhe shuma totale e kësaj pajisje është diku rreth 2 milion euro. Ka një proces vijues që gjithashtu ndihmon edhe personelin e Byrosë për të përforcuar përdorimin e kësaj pajisjeje.”, tha euroambasadori Dejvid Gir 
 
BE praktikisht ka ndihmuar edhe në vet themelimin e Byrosë për Metrologji në vendin tonë në vitin 2003, me sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punë të këtij institucioni.
 
BELINDA KOKA ADEMI