Maqedoni

Shoqata me nevoja të veçanta SOS –Vita, paiset me 10 karroca elektrike

20.05.2022 17:44

Shoqata me nevoja të veçanta SOS -Vita u furnizua me 10 karroca elektrike...

Shoqata me nevoja të veçanta SOS -Vita u  furnizua me 10 karroca elektrike. Kryetari i kësaj shoqate Ertan Shaqiri thotë se ndjehet i lumtur për këtë donacion aq me vlerë për anëtarët e tij që do t'i shfrytëzojnë këto karroca me të cilat do të mund të lëvizin kah të dojnë ata.
 
“Ne si shoqatë do të jemi zëri i personave me nevoja të veçanta në Maqedoni  jo vetëm për Çairin por çdo komunë, Do të mundohemi, çdo personi me aftësi të kufizuar tia japim ne një buzëqeshje, të del nga shtëpia e vet shëndosh dhe mirë rahat si çdokush si çdo qytetarë. Ne kemi ide të ndryshme i ftoj të gjithë ata që janë të pasur me zemër, jo me fjalë, të bashkangjiten dhe ti ndihmojnë personave me nevoja të veçanta se çdokujt mund ti ndodhë kjo sprove që e kam unë dhe anëtarët e mi.”, tha kryetari i Shoqatës me nvoja të veçanta "SOS-Vita", Ertan Shaqiri, 
 
Anëtarët e shoqatës SOS-Vita shprehen të kënaqur njëkohësisht edhe të emocionuar për karrocat elektrike sepse thonë që do t'ua lehëtsojë përditshmërinë.
 
“Karroca e re më e mikrë është për të dalë dhe për të hecë, se e kam pasur një të vjetër dhe sishte e mirë.”, tha një anëtar ishoqatës  SOS-Vita.
 
“Këtë e kam pritë shumë kohë, tash jamë më i lirë dhe do të dal më larg prej rrethinës së shtëpisë.”, u shpreh një anëtar ishoqatës  SOS-Vita.
 
Me këtë rast Shaqiri apelon institucionet kompetente t'u kushtojnë më shumë vëmendje dhe kujdes personave me nevoja ndryshe.
 
VLORA LATIFI