Maqedoni
Gir: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së
20.05.2022 18:55
Lidhur me deklaratat e presidentit francez Macron për krijimin e një lloji të ri të komunitetit evropian....

Lidhur me deklaratat e presidentit francez Macron për krijimin e një lloji të ri të komunitetit evropian që do të gravitonte drejt Bashkimit Evropian, por nuk do të ishte në të, ambasadori i BE-së në vend David Gir thotë se Maqedonia deri më tani ka vetëm një rrugë.
“Në fakt fokusi mbetet në Ballkanin Perëndimor. Për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe vendit tuaj, sigurisht që këtu kemi një proces, një proces që synon procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian. Sigurisht që ne kemi anëtarësimin evropian kemi edhe një metodologji të re të Komisionit Evropian për Zgjerim e cila bazohet në procesin e reformës që duhet të zbatohet kështu që është rruga që duhet ndjekur sigurisht në këtë kontekst asgjë nuk ka ndryshuar siç thashë mbetet rruga mbetet procesi i zgjerimit mbetet metodologjia e zgjerimit dhe procesi i anëtarësimit që duhet të ndjekë vendi juaj dhe Ballkani Perëndimor.”, ambasadori i BE-së në RMV, David Gir.
