Botë

Gazprom, ndalon furnizimin e Finlandës me gazin rus

21.05.2022 14:47

Kompania ruse Gazprom ka ndalur eksportet e gazit për Finlandën fqinje, ka bërë të ditur kompania...

Kompania ruse Gazprom ka ndalur eksportet e gazit për Finlandën fqinje, ka bërë të ditur kompania shtetërore finlandeze, Gasum.
 
Gazprom u ka kërkuar shteteve evropiane të paguajnë gazin rus në rubla për shkak të sanksioneve të pashembullta të Perëndimit ndaj Moskës, si pasojë e sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës. Finlanda ka refuzuar një kërkesë të tillë.
 
“Importet e gazit përmes pikës hyrëse Imatra janë ndalur”, ka thënë Gasgrid Finland përmes një deklarate. 
 
Kompania finlandeze Gasum ka thënë se gazi natyror do të sigurohet nga rrugë tjera që lidhin Finlandën me Estoninë.
 
Hapi i palës ruse vjen pas vendimit të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, teksa synon të rrisë sigurinë, e nxitur nga agresioni rus në Ukrainë.