Botë
Rusia shpall fitoren në Mariupol, ShBA-të Rusia larg pretendimeve në Ukrainë
21.05.2022 16:11
Rusia shpall fitoren në qytetin e Mariupolit, pasi u evakuuan luftëtarët e fundit ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal...

Rusia shpall fitoren në qytetin e Mariupolit, pasi u evakuuan luftëtarët e fundit ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se qyteti port është në duart e Moskës, por përparimi i ushtrisë ruse është larg nga ajo që ishte parashikuar nga Putin.
“Rusët janë ende atje ku donin të ishin kur e rifilluan operacionin në lindje të vendit. Por përparimi i tyre në Donbas është i vogël, i ngadalshëm dhe joproporcional. Ukrainasit edhe më tej po rezistojnë", u shpreh zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Presidenti ukrainas Zelensky kërkon nga aelatët fondet e ngrira ruse të përdoren për të kompensuar viktimat e agresionit rus.
"Kërkojmë nga vendet partnere të nënshkruajmë marrëveshje shumëpalëshe dhe të krijojnë një mekanizëm me të cilin kushdo që ka vuajtur nga aktivitetet ruse të mund të marrë kompensim për humbjet. Me një marrëveshje të tillë, fondet dhe asetet ruse nën juridiksionin e vendeve partnere do të sekuestrohen ose ngrihen, më pas do të konfiskohen dhe do të drejtohen te fondi special nga i cili të gjitha viktimat e agresionit rus do të mund të marrin kompensimin adekuat", theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë SHBA-të ka njoftuar se do të vendosen 100,000 në Evropë nëse Rusia fillon të kërcënojë seriozisht Suedinë dhe Finlandën ose NATO-n. Për Kremlinin, nuk ka kuptim të mbahet një samit në formatin nordik sepse marrëveshjet e Minskut nuk janë respektuar. Rusia njëherit ua ka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, përfshi presidentin , Bajden, sekretarin e Shtetit, Blinken dhe shefi i CIA-s, Burns.
VLORA LATIFI TOPOJANI
