Tentim për varsje të dyfishtë në Llukovicë, Makedonska Kamenicë
07.01.2015 14:01
Dyzet e gjashtëvjeçari V.M., banor i fshatit Llukovicë, afër Makedonska Kamenicës, është privuar nga liria dhe i dyshuar se me pushkë gjuetie ka shtënë ndaj bashkëfshtarëve të tij V.M. (39( dhe A.K. (19)....

Siç kumtoi MBP, ngjarjen, dje në orën 12:25, në policinë në Makedonska Kamenicë e paraqiti Z.M. (35) nga f. Llukovicë.
Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Qendrën mjekësore Koçan, prej ku, për shkak të seriozitetit të lëndimevejanë dërguar në Qendrën e klinikave në SHkup.
I dyshuari i arrestuar për incidentin është mbajtur në stacionin policor në Dellçevë për procedurë të mëtutjeshme.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet padi adekuate.
