Maqedoni
Shoqata e Mjekëve të familjes, gjithnjë e më pak specialist në nivelin sekundarë
21.05.2022 17:52
Për shkka të rëndies së interesimit të mjekëve të familjes për të specializuar...

Për shkka të rëndies së interesimit të mjekëve të familjes për të specializuar, por shqyrtohet mundësia e subvencionimit nëpërmjet minsitrisë së shëdnetësisë. Këtë e paralajmëron kryetari i shoqatës së mjelëve Dragan Georgievski. Ai shpreson se në fillim muajit të ardhëshëm të nisin bisedimet me ministrinë për kërkesat e tyre.
“Kishim dy takime me minsitrin e shëdnetësisë ku na ishte prmtuar se deri në qershor të këtij viti do të fillojë sistemi elektronik shëdnetësorë, përkatësisht kartoni elektronik do të funksionojë në tërsi dhe terapia akute, ashtu sie edhe terapia kronike do të shkruhet në recept elekronik pa e printuar në letër”, u shpreh Dragan Georgievski nga Shoqata e Mjekëve të familjes.
Për ta mbajtur kuadrin mjeksor në vend ai thot se nevoiten reforma të shpejta. Pritjet e gjata të pacientëve për termine janë për shkak se numri i specialistëve është gjithnjë e më i vogël htot Georgievski.
“Termine në periudhën e fundit ka gjithnjë e më pak. Ne patjetër të pranojmë se po përballemi me gjithnjë e më pak specialist sidomos në nivelin sekundarë të mbrotjes shëndetësore, poliklinikat po mbeten pa specialistë. Terminet urgjente shum klinika i bllokojnë prandaj edhe në rast infrakti pacienti nuk mund të dërgohet me udhëzim ugjent por organizohet ndihma e shpejtë”, theksoi Georgievski.
Njëherit në shënimin e ditës ndërkombëtare të mjeksisë familjare, mjekët theksojnë se pesha është faktori që rrit rrezikun për probleme shëdnetësore. Ata rekomandojnë ushqim të balancuar dhe marrje me sport.
VLORA LATIFI TOPOJANI
