Sulmi në “Charlie Hebdo”, pamjet tronditëse të vrasjes së policit (VIDEO)
07.01.2015 14:57
Dy persona të maskuar dhe të pajisur kallashnikov kanë hyrë në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” duke shkaktuar një masakër....

Mediat në Francë flasin për të paktën 12 viktima mes të cilëve gazetarë dhe punonjës policie. Ndërsa mendohet se janë 10 persona të plagosur. Shkollat janë mbyllur dhe nxënësit nuk lejohen që të dalin jashtë, deri në një urdhër të dytë.
Kjo masë është marrë pas një vendimi të kryeministrit Hollande i cili ka shpallur gjendjen e emergjencës. Në këtë video jepen pamjet shokuese të vrasjes së policit nga dy personat e armatosur, të cilët më pas largohen nga vendi i ngjarjes.
