Maqedoni

Zjarri në hotel Bushi, vetëm një i lënduar mbetet në trajtim spitalorë

22.05.2022 14:36

Të lënduarit nga zjarri pasditen e së shtunës në Hotel Bushi janë në gjendje të mirë shëndetësore...

Shtatë nga pacientët që morën trajtim në Klinikën e toksikologjisë pas ndihmës mjeksore janë larguar nga spitali. Ndërsa në trajtim të mëtejmë mbetet një zjarrfikës, i cili ka marr lëndime gjatë përpjekjes për shuarjen e zjarrit. Mjeku kujdestarë thot se edhe ai është në gjendje të mirë shëdnetësore.
 
“Gjendja e tij shëndetësore është stabile nuk ka kurrfar vështërsishë, të gjitha analizat laboratorike janë në rregull. Ka nevojë për disa analiza që bëhen në ditë pune prandaj maksimalisht ai do të jetë në spital deri të hënën, derisa ti marrim ato rezultate”, u shpreh mjeku. 
 
Në spitalin 8 Shtatori ishin dërguar katër pacient siç bëjnë të ditur nga spitali ata tanimë janë larguar në gjendje të mirë shëdnetësore. Edhe një pjesë tjetër e të pranishmive në Hotel Bushi në momentin e shpërthimit të zjarrit, kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Nga Ndihma e shpejtë kanë njoftuar se mjekët kanë trajtuar 28 persna.
 
Kryesisht ata janë ankuar për ë shtrëngim gjatë frymëmarrjes, por pas analizave është  konfirmua se nuk ka helmime në organizëm dhe nuk ka pasoja patologjike.
 
Vazhdojnë hetimet për shkaktimin e zjarirt, që ka kapluar një pjesë të kuzhinës dhe recepcionit. Është  intervenuar me nëntë automjete zjarrëfikëse dhe 20 zjarfikës, të cilpët kanë arritur ta shuajnë zjarrin pa e lejuar të përhapet në oblektet tjera.   
 
VLORA LATIFI TOPOJANI