Maqedoni

Kovaçevski: Realizuam njërin nga premtimet, paga mesatare në vend arrinë 30 mijë denarë

22.05.2022 14:54

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një video mesazhi ka dekalruar se Qeveria e drejtuar nga LSDM...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një video mesazhi ka dekalruar se Qeveria e drejtuar nga LSDM e ka realizuar njërin nga premtimet më të rëndësishme që nga viti 2017, arritjen e pagës mesatare prej mbi 30.000 denarësh.       
                                                                        
“Rritja e pagave dhe investimi në standardin e jetesës së qytetarëve është një politikë ndaj së cilës ne kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht nga të gjitha pengesat e opozitës dhe ligjet e bllokuara të rritjes së pagave, pagat po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Pakkush besonte se do të kishim një pagë mesatare prej 30.000 denarë. Ky premtim ishte cak i kritikave dhe talljeve, por me politika konsekuente arritëm ta realizonim”, u shpreh kryeminsitri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.     
  
Kovaçevski, para neshë është një dimër i vështirë
 
Kovaçevski thot se në kohë të krizës së madhe ekonomike është shum me rëndësi rritjen e të ardhurave për qytetarët dhe puntorët. Me rritjen e rrogave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe buxhetin e orientojmë atje ku është më i nevojshëm thot kryeminsitri.                 
                                                                                                
“Para neshë është një dimër i vështirë, në të cilin do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ulur goditjet e çmimeve.Dua t’ju siguroj se Qeveria është plotësisht e përkushtuar dhe e gatshme për gjithçka që ka përpara. Do të punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe efikasitet në interes të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski.  
 
VMRO-DPMNE, standardi i qytetarëve është shkatrruar     
                 
Ndaj deklaratës së kryemisnitrit Kovaçevski kanë reaguar nga VMRO-DPMNE duke theksuar se pak kush ka besuar se do të kemi inflacion dyshifrorë, që është nga më të alrtit në rajon.   
                                                                                                              
“Pak kush ka besuar se brenda një viti çmimet e nevojave elementare jetësore të qytetarëve do të rriten nga 30 deri në 100%. Çmimi i energjisë është rritur për 30%, çmimi I derivative është rritur për 80%, çmimi i bukës dhe miellit për 100%, sheqeri 40%, qumshti 50%, vaji për konsum është shtrenjtuar dyfish. Standardi i qytetarëve është shkatrruar. Rrogat e kanë humbur vlerën e tyre që e kishin më parë”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPNE.
  
Sipas VMRO-së pyetjen që duhet ta parashtrojnë nga qeveria është se sa kanë vlerë 30 mijë denarë tani dhe sa kishin para një viti. Nga partia opozitare thonë se mbi 35% e qytetarëve janë në rrezik nga varfëria. Mbi gjsëm million qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë. 
 
NAIM RAMADANI