Maqedoni

Bekteshi, në zonat turistike do të punohet edhe të dielave

22.05.2022 15:12

Gjatë të dielave dhe festave do të lejohet të punojnë të gjithë shitësit me pakicë dhe shumicë...

Gjatë të dielave dhe festave do të lejohet të punojnë të gjithë shitësit me pakicë dhe shumicë në vendet turistike. Këtë e ka theksuar Minsitri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në rajonin e Ohrit dhe Strugës ku ka takuar edhe tregtarët.
 
Bekteshi tha se ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe varësisht nga puna e Kuvendit pret që ato të votohen brenda dy javësh dhe të hyjnë në fuqi me fillimin e sezonit turistik. 
 
“Duke marrë parasysh se vetëm se janë dorëzuar amandamentet e ligjit për tregti si një ndër kërkesat kryesore të pushteti lokal, duke marrë parasysh kërkesën e bizneseve, tregtarëve të strugës, sidomos gjatë kohës se sezonit turistik, gjatë verës që të punojnë edhe ditën e diel dhe kjo është pranuar edhe nga qeveria e RMV dhe nga deputetët e RMV, me qëllim që Struga të ketë sa më shumë turistë, sepse do të ndikojë në ekonominë e vendit dhe do të rritë edhe standartin e qytetarëve”, u shpreh minsitri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Merko, ndryshimi i ligjit është mëse i nevojshëm
 
Mundësia që në zonat turistike të mund të punohet gjatë të dielave dhe festave u mbështet nga kryetari i strugës Ramiz Merko.
 
“Ishte më se e nevojshme që ligji i sjellë para do kohe për të mos punuar ditëve të diela me të vërtet krijoi një shqetësim tek punëtorët turistik dhe kapacitete tregtare por ky propozim ra shumë shpejt në vesh të duhur, te ministri bekteshi, dhe e faleminderojmë pa masë për një iniciativë që erdhi nga Struga që u pranua nga ministri dhe qeveria”, theksoi kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
 
Bekteshi njëherit theksi se ministria e Ekonomisë dhe qeveria do të vazhdojnë me përkrahjen e sektrit të turizmit. Me ribalancin e buxhetin janë paraparë 15 milionë denarë për të vazhduar me masën për vauçerë turistik për punëtorët me të ardhura të ulëta, sipas mjeteve të planifikuara, projeksionet janë që do të sigturohen vauçerë për 1500 deri në 2000 familje”.
 
Në këtë formë synohet rritja e pushuesve vendorë, ndërsa me anë të fluturimeve çarter dhe masave të tjera do të nxitet edhe rritja e tursitëve të huaj që do të vijnë në vend.
 
Nga Lidhja e Sindikatave e kanë kundërshtuar ndryshimin e ligjit, pasi sipas tyre nuk duhet të lejohet që për shkak se pronarët e kanë ndjerë se çka do të thot të punohet të dielen, tu kufizohet e drejta e pushimit të së dieles punëtorve. Poashtu ata theksojnë se ndryhsimet e ligjit po bëhen pa dialog social. 
 
ILMIJE ZHAKU