Maqedoni
Oda e Zejtarëve të RMV-së: Të lejohen zejtarët të punojnë edhe të dielave
22.05.2022 16:24
Oda e Zejtarëve të RMV-së, me këmbëngulje po kërkonë që të rishikohet ligji për mardhënie pune...

Oda e Zejtarëve të RMV-së, me këmbëngulje po kërkonë që të rishikohet ligji për mardhënie pune, i cili u pamundëson Zejeve dhe Zejtarëve që të punojnë gjatë të Dielave.
Në një prononcim për TVM2, Agron Fazliji, kryetarë i Odës së Zejtarëve të RMV-së, u shpreh se me afrimin e sezonit të verës shumë Zeje e Zejtarë, pas një periudhe pothuaj 2 vjecare Pandemike, i pretë një sezonë i begatë dhe që me patjetër duhet tu mundësohet të punojnë edhe gjatë të Dielave.
“Është nevoja dhe është moment i fundit që Zejet dhe Zejtarët të lejohen të punojnë gjatë të Dielave, pasiqë ligji i ri që e Diela të jet ditë jo pune, është i dëmshëm për disa Zeje, për këtë arsye kemi kërkuar që ky ligj të ndryshohet e të lejohet të punojnë të Dielave Zeje e Zejtarë të shumtë sic janë Parukeritë, Lulishtet e shumë Zeje të tjera të cilat kanë nevojë më së shumti të punojnë gjatë ditës së Dielë”, deklaroi, Agron Fazliji.
Ai gjithashtu, nuk e sheh të logjikshme se si disa qendrave tregtare u lejohet të punojnë të Dielave, e Zejtarëve nuk u lejohet kjo, ai nuk la pa përmendur edhe atë se përderisa qytetet turistike si Struga dhe Ohri janë të hapura dhe presin turistë, atëher pse edhe Çarshia e Vjetër e Shkupit mos të jet e lirë për të punuar.
“Nuk është e logjikshme që një qendër tregtare të punojë ndërsa Çarshitë e vjetra apo qendrat turistike të most ë punojnë të Dielave, në qoftë se vie një turist në vednin tonë ai a do shkon në qndër tregtare apo në Çarshi të vjetër? E dijmë dhe kemi njohuri se turistët e huaj sigurisht se kanë nevojë dhe do ti vizitojnë vendet me vlerë. E përkrahim iniciativën e Ministrisë së Ekonomisë, porn ë vecanti duhet të sigurohet që edhe Zejtarët që merren me veprimtari Zejtareske dhe që kanë objekte në Çarshitë e Vjetra të kenë mundësi të punojnë”, deklaroi, Agron Fazliji.
Ndryshe në mbarë vendin tonë sipas Odës së Zejtarëve të RMV-së, ekzistojnë mbi 20.000 veprimtari Artizanatesh me rreth 70.000 Zejtarë.
FATLUM AQIFI
