Maqedoni

Ushtarët profesionistë, pezullohet greva para qeverisë

22.05.2022 16:42

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë, ka pezulluar greven para qeverisë duke i dhënë mundësi dialogut...

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë, ka pezulluar greven para qeverisë duke i dhënë mundësi dialogut dhe hapësirës për realizimin e kërkesave përmes ndryshimeve ligjore. Ky vendim vjen pas takimit të fundjavës me ministrin e Mbrojtjes për ligjin e shërbimit ushtrak.
 
“Gjëja e fundit që duam është që armata të jetë në çadra para qeverisë dhe për këtë arsye i japim një mundësi qeverisë, do të presim edhe një javë për të gjetur një zgjidhje, nëse gjatë kësaj jave nuk gjendet zgjidhje që disa nga pjestarët të transferohen në  institucione tjera, ne më datën 29 do të lajmërojmë të gjitha institucionet dhe do të vijmë këtu dhe do të ngremë çadrat”, u shpreh kryetari i SPUPM Adnan Aliti.
 
“Ne si konfederatë e sindikatave të Maqedonisë u japim mbështetje të plotë ushtarëve profesionistë për zgjidhjen e këtij problemi. Unë thjesht dua t'i dërgoj një apel qeverisë për ta marrë seriozisht këtë problem të ushtarëve dhe për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi të vendosur këtë herë ose do të ketë një mirëkuptim të problemeve tona si sindikata ose këtu po them publikisht se do të ngremë diçka të ngjashme me atë që ishte 6 vjet më parë”, theksoi kryetari i konfederates se organizatave sindikale Marjan Risteski.
 
Në takimin me ministren Petrovska, është dakorduar që ndryshimet në ligjin për shërbimin ushtarak, të cilat parashikojnë rritje pagash, mundësinë e pagesave më të larta të largimit, të drejtën për të përfituar pension dhe rishpërndarjen e ushtarëve profesionistë mbi 45 vjeç të shqyrtohen në qeveri javën e ardhshme.
 
NAIM RAMADANI