Maqedoni

LSDM, opozita të sillet në mënyrë konstruktive

22.05.2022 17:00

LSDM ka kërkaur nga opozita të sillet në mënyrë konstruktive për miratimin e rebalancit të buxhetit në kuvend...

LSDM ka kërkaur nga opozita të sillet në mënyrë konstruktive për miratimin e rebalancit të buxhetit në kuvend. Nga partia e në pushtet thonë se në kohë të krizës globale ekonomike nuk është koha për bllokada por kohë për të mirën e popullit.   
 
“Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE patjatër të sillet në mënyrë konstruktive sepse në të kundërtën do ta bartë përgjegjësinë para 18 mijë kultivuesve të duhanit të cilët i presin subvencionet për duhanin. Do të bartin edh epërgjegjësinë para 10 mijë blektorëve të cilët i presin subvencionet. Këto janë nevoja reale të buqëve tanë në periudhë kur tër bota përballet me mungesë të ushqimit”, u shpreh Goce Georgievski nga LSDM.        
 
VMRO-DPMNE, vendi duhet të shkojë në zgjedhje
 
Por nga VMRO-DPMNE  thonë se para gjashtë muajsh kur miratohej buxheti kanë theksuar se ai është totalisht jo zhvillimorë dhe në kundërshtim me nevojat e ekonomisë dhe shtetit.                                            
“Është me të vërtetë e pa qartë dhe e turpse se si në kohë të krizës ekonomike që e kaploi botën dhe kur edinte tër qeveria se do të ketë krizë, ata që vitin e kaluar kur miratohej buxheti poër vitin 2022 kanë planifikuar qindramilion euro, shpenzime jo produktive të cilat tani kinse do ti shkurtojnë. Shkurtimi tanimë është i vonuar dhe sjell dëme të pa kompenzueshme. Shpenzimet e vërteta jo produktive qëndrojnë në mbajtjen e veb faqes së ministrisë për sistem politik, larjen e automjeteve të disa minsitrive që janë shum të larta. Për pierjen e mbi njëmijë kafeve për çdo ditë në qeveri.Ndërtimi i objekteve milionëshe të institucioneve pikërisht tani, të cilat mund të prisnin kohra më të mira”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPNE.
 
Nga partia opozitare thonë se shpenzimet kapitale janë shpenzuar vetëm gjysma e mjeteve të parapara për tremujorin e parë. Sipas VMRO-DPMNE-së për shkak të paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar me financat dhe ekonominë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI