Botë
Ukrain, Rusia e përrqëndruar në frontin Juglindor
22.05.2022 17:18
Fronti Juglindor mbetet në fokusin e Moskës, por betejat janë raportuar edhe në rajone tjera të Ukrainës...

Fronti Juglindor mbetet në fokusin e Moskës, por betejat janë raportuar edhe në rajone tjera të Ukrainës. Në Irpin po numërohen viktimat dhe po vlerësohen dëmet. Ndërsa ukrainasit thonë se Rusia nuk po kursen as fëmijët.
“Ushtarët rusë nuk po luftojnë kundër ushtarëve të tjerë, por kundër fëmijëve, shkollave. Ata thjesht duan të fshijnë historinë e Ukrainës”, shprehet qytetari.
Përfaqësuesi për Krimenë, Georgi Muradov, parashikon federalizimin e Ukrainës. Kyiv është vendimtar - ne nuk do të heqim dorë nga pjesë të territorit. Presidenti ukrainas Zelensky ka biseduar me kryeministrin italian Draghi për sanksione shtesë.
“Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë. Si në ditët e mëparshme, ushtria ruse po përpiqet të sulmojë Slovyansk dhe Severodonetsk. Ukraina po reziston çdo ditë dhe mbrojtësit tanë po pengojnë planet e Rusisë”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pala ruse në negociatat me Ukrainën do të shqyrtojë iniciativën për shkëmbimin e ushtarëve të kapur të Batalionit ukrainas Azov me politikanin ukrainas Viktor Medvedçuk.
VLORA LATIFI TOPOJANI
