Maqedoni
Minçev, nuk ka vendim në Bullgari për heqjen e vetos
22.05.2022 17:38
Kyryemisnitrat e Maqedoisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimirov dhe Petkov do të takohen të hënën në Romë...

Kyryemisnitrat e Maqedoisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimirov dhe Petkov do të takohen të hënën në Romë, pas vizitës së tyre në bazilikën e Santa Maria Maxhore, dhe pritjes nga Papa Françesku.
Sipas mediave bullgare dy kryemisnitrat më herët kishin planifikuar se gjatë këtij udhëtimi me rastin e shënimit të ditës së ilimunistëve sllav Shën Kirilit dhe Metodit, të njoftohet përparim në bisedime apo marrveshje eventuale mes dy vendeve, që do të mundësonte heqjen e vetos.
Por deklarata e fundit e kryeminsitrit bullgar nuk jep shum shpresë, pasi Petkov ka dekalruar se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtarë për bisedmet me Maqedoninë e Veriut dhe se fjalën e fundit do ta ketë kuvedi bullgar. Ndërsa kryetari i kuvendit Nikolla Minçev ka thënë se definitivisht nuk ka vendim për heqjen e vetos.
“Nuk ka asnjë arsye reale për të thënë se do të devijojmë nga interesi kombëtar i Bullgarisë. Qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje është i qartë dhe ne presim zbatimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe miqësisë dhe marrëveshjeve të tjera”, tha Minçev për radion bullgare.
Për të diskutuar reth bisedimeve me Maqedoninë e Veriut presidenti bullgar Radev pritet që me kërkesë të kryemisnitrit Petkov, të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
NAIM RAMADANI
