Maqedoni
Parashikimi i motit
23.05.2022 08:58
Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Rreth mesditës dhe pasdites, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin në prej 6°C deri në 13°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 23°C deri në 30°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të jetë 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.
Ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturave.
