Meksikë, luftë mes policisë dhe bandave, 9 të vdekur

07.01.2015 15:09

Së paku nëntë anëtarë të dyshuar të një bande janë vrarë në shtetin perëndimor meksikan të Michoacan, qytet i cili pas paralajmërimeve të autoriteteve se është qetësuar, duket se përsëri po destabilizohet nga dhuna...

"Operacioni që është kryer rreth orës 03:00 të mëngjesit, kishte për qëllim largimin e njerëzve të armatosur nga zona e parkimit ku çdo ditë e më shumë mblidheshin. Si rezultat i kësaj, 44 persona u arrestuan, si edhe 23 automjete me 13 armë të rënda u kapën nga policia”- deklaroi shefi i Policisë, Alfredo Castillo.

Vrasjet janë rezultat i aksioneve të shtuara policore pas protestave kundër presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto, për vrasjen në shtator të 43 studentëve në shtetin fqinj të Guerreros nga anëtarët e bandës së drogës, të cilët bashkëpunojnë me policinë e korruptuar.

Qeveria dërgoi 100 trupa shtesë në këtë shtet, të cilët iu bashkëngjitën forcave të policisë rurale. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, numri i vrasjeve në Michoacan ka goditur edhe një 16 vjeçare vitin e kaluar.

Ndërsa një përleshje me shkëmbim zjarri midis dy grupeve rivale, në dhjetor mori jetën e 11 personave, e cila ngjalli frikën se qeveria po dështon për të kontrolluar Michoacan. (Leunora Kaliqi, TVM2)