Maqedoni
Shkup, sanksionohen 169 vozitës
23.05.2022 09:13
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik ku vetëm në teritorin e qytetit të shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 sanksione.
Tridhjet e nëntë sanksione janë shqyptuar për kundërvajtje nga motoçiklistë, tridhjet e nëntë sanksione janë shqiptuar edhe për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar ndërsa njëzet masa për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për përdorimin e celularit, trembëdhjet sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tetë masa për shofer fillestar, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për automjete të paregjistruara dhe gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Nga MPB njoftojn se kontrollet e përfocuara në trafik do vazhdojn edhe në ditët në vijim dhe apelojn te qytetarët ti respektojn rregullat e komunikacionit.
