Maqedoni

Romë, shënohet dita e iluministëve sllavë, takim Kovacevski-Petkov për heqjen e veto-s

23.05.2022 09:28

Kryeministri Dimitar Kovaçevskipo qëndron për vizitë zyrtare në Romë, në me rastin e nderimit të iluministëve sllavë Kirili dhe Metodi....

Kryeministri Dimitar Kovaçevskipo qëndron për vizitë zyrtare në Romë, në me rastin e nderimit të iluministëve sllavë Kirili dhe Metodi.
 
Në kuadër të kësaj vizite dhe përpos nderimit të shenjtorëve ne Bazilikën Santa Maria dhe kreun e Kishës Katolike, Shenjtërinë e tij Papa Françeskun, do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Pritet që temë e bisedimeve të jetë kontesti në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që tashmë dy vite i bllokon negociatat aderuese të vendit me BE-në. Ndërkohë te një pjesë e lojtarëve politikë në Bullgari rriten tensionet se ndoshta “Petkovi mund të përgatitet për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut” dhe për këtë arsye përmendet edhe tema për zgjedhje të reja eventuale.
 
Në marrëdhënie të tensionuara për shkak të vetos dyvjeçare bullgare në rrugën evropiane të vendit, Kryeministrat e Maqedonisëdhe Bullgarisë së Veriut po qëndrojnë në Romë, për nderimin tradicional veçmas të iluministëve sllavë Kirili dhe Metodi, por nuk ka njoftime për nderim të përbashkët. Këtë e konfirmojnë kabinetet qeveritare në Sofje dhe në Shkup, por mediat në vendin fqinj kanë sqarime shtesë. Kryeministri bullgar Kiril Petkov këtyre ditëve kërkoi nga Presidenti Rumen Radev ta thirrë Këshillin Konsultativ për siguri kombëtare në lidhje me çëshjten e Maqedonisë së Veriut, por për momentin nuk ka përgjigje nga kabineti i shefit të shtetit. Petkov është kritikuar se është i gatshëm ta heqë veton për Shkupin, por ai në më shumë drejtime ka theksuar se vendimin nuk mund ta marrë i vetëm, por për këtë duhet të vendosin institucionet më të rëndësishme në krye të shtetit bullgar.