Botë

Tiranë, Berisha pas 9 vitesh, rizgjedhet në krye të PD-së

23.05.2022 09:46

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike...

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara të dielën nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.
 
Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.
 
Anëtarja e Rithemelimit Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për media në fund të numërimit ku ka bërë me dije se sa votues kanë marrë pjesë për secilën qendër votimi.Në total kanë marrë pjese 43,680 demokratë (93.45%) ndër to kanë votuar për Sali Berishën ndërsa (8.5%) për Ibsen Elezin. Pjesëmarrja në votim ka qenë mjaft e lartë një shifër e vështirë për tu krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë. Sali Berisha sfidoi sërish 1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja, duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye te Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate.