Maqedoni
Për herë të dytë në Strugë u mbajt “Vrapi i Poezisë”
23.05.2022 11:13
Të dielën në Strugë, për të dytin vit rradhazi u mbajt “Vrapi i Poezisë”...

Të dielën në Strugë, për të dytin vit rradhazi u mbajt “Vrapi i Poezisë”, me pjesmarrës të mbi 1000 adhuruesve të sportit nga më suhmë vende të rajonit. Organizatorët u shprehën të kënaqur me numrin e pjesmarrësve, duke qenë se vitin e kaluar, kur edhe filloi si eveniment, numri ishte i kufizuar për shkak të pandemisë së Covid 19. Duke qenë se Struga njihet si qyteti i poezisë, evenimenti mori emrin “Vrapi e Poezisë”.
“Këtë vit janë mbi 1000 pjesmarrës, prej Maqedonisë së veriut, Shqiprisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe jemi shumë të lumtur që këtë rradhë në Strugë arritëm të mbledhim garues dhe adhurues të nxitimit. Shpresojmë që kjo traditë të vazhdojë çdo vit dhe me më shumë pjesmarrës.”, tha organizatori i vrapit.
Në eveniment kishte sportistë nga vende të ndryshme, të cilët merrnin pjesë për here të parë në garë. Ata u shprehën shumë të lumtur për pjesmarrjen, sepse përveç garës kishin mundësi të shijojnë edhe qytetin, atmosferën dhe kohën e mirë të fundjavës.
“Ne vijmë nga qyteti i Preshevës është hera e parë që marrim pjesë, marrim pjesë si klub, kemi klubin e atletikës Lugina, kemi prit me kënaqësi me mar pjesë në qytetin e Strugës, qytetin e drinit të zi, Liqenit të Ohrit, koha është shumë e mire besoj do ja kalojm mirë. Ne me të thënë të drejtë kemi ardh me pa qytetin, me bo shtegun e Strugës, me pa shoqëri që takojm në evente të tilla, të kënaqemi.”, u shpreh një pjesmarrës nga Presheva.
“Për here të parë vrapoj në Strugë edhe pse jam nga Ohri. Erdha sepse sipas asaj që më kishin thënë shoqëria nga klubi, ky është evenimenti më i mirë organizuar për vrap, kështu që këtë vit shoh edhe numër më të madh të vrapuesve. Mbi të gjitha është argëtim dhe një event që duhet të vazhdojë edhe për shumë vite.”, tha një pjesmarrëse nga Ohri.
“Unë do të vrapoj tempo, do ta bëj rutën për një orë kështu që kush është me mua le të vijë. Ju uroj këmbë të lehtë, argëtim dhe shumë pozitivitet.”, u shpreh një pjesmarrës nga Shkupi.
Këtë vit kishte shteg vrapimi edhe për fëmijë prej 1km. Rreth 120 fëmijë morën pjesë, duke fituar çmime të ndryshme. Shtegu për të rriturit ishte 5 dhe 10 km. Fituesit morën medalje dhe çmime edhe nga sponzorët e eventit. Kishte edhe garë të poezisë, ku u zgjodh një fitues. Ky aktivitet tashmë po kthehet në traditë dhe çdo vit, Struga do të presë sa më shumë mysafirë nga e gjithë bota.
ILMIE ZHAKU
