Botë
Ministri i jashtëm grek viziton Tiranën, marrëveshje të reja Shqipëri-Greqi
23.05.2022 10:00
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë Tiranën, po qëndron për vizitë në Tiranë....

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë Tiranën, po qëndron për vizitë në Tiranë me crast pritet të realizojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka, për projekte të përbashkëta energjetike e infrastrukturore si dhe mbështetje të Shqipërisë në një sërë nismash dhe projektesh të rëndësishme ekonomike rajonale.
Duket se këtë herë Athina është e interesuar dukshëm për një qasje të re me faktorin shqiptar, i cili ka dhënë prova bindëse se është faktor stabiliteti dhe prosperiteti në rajon. Sipas gjasave, pala greke ka marrë edhe dakordimin amerikan pas vizitës së Mitsotakis pak ditë më parë në ShbA,për të nisur një “ofensive” miqësore me vendet e Ballkanit Perëndimor, pikërisht për të pakësuar influencën e Rusisë dhe hegjemoninë e Serbisë në rajon, ndaj mbështetja e faktorit shqiptar i cili tashmë është vendimmarrës edhe më Maqedoninë e Veriut, edhe në Malin e Zi përveç Kosovës dhe Shqipërisë, konsiderohet vendimtare.
