Zvicër, ka filluar forumi ekonomik botëror në Davos

23.05.2022 14:21

Pas një pauze dyvjeçare për shkak pandemisë....

Pas një pauze dyvjeçare për shkak pandemisë, elita botërore e biznesit po kthehet në qendrën zvicërane për skijim në Alpe. Lufta në Ukrainë dhe rreziqet për rimëkëmbjen ekonomike janë fokusi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Çështjet gjeopolitike me të cilat po përballemi, lufta në Ukrainë, por edhe situata e vështirë në shumë pjesë të tjera të botës. Pastaj ndryshimet klimatike. Gjithashtu, po ngadalsohet edhe rritja globale dhe ne duhet ta shmangim atë. Rimëkëmbja e dobët ekonomike çon në recesion të ri që do të shkaktojë papunësi dhe varfëri” – tha Kryetar i Forumit Ekonomik të Davosit, Borxh Brand.

Davos, lufta në Ukrainë dhe pasojat në fokus

Për herë të parë pas 50 viteve, Samiti i Davosit po mbahet gjatë luftës në kontinentin evropian. Kryetari i forumit ekonomik para takimit në Davos shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e konfliktit.

“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar se kjo do të përhapet në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne e dimë se nëse ka një krizë në Ballkanin Perëndimor, e gjithë Evropa është në krizë”, tha Borxh Brand.

Për shkak të luftës në Ukrainë, për herë të parë këtë vit në Davos nuk do të marrin pjesë miliarderët rusë që ishin më të shumtët në samitin e fundit ekonomik botëror.

Zelensky iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror

Presidenti ukrainas Zelensky është kreu i parë i shtetit që mban një fjalim në Davos. Edhe këtë herë ai shfrytëzoi rastin për të kthyer vëmendjen e botës kah Ukraina dhe për t'i bërë thirrje botës që t'i dërgojë ndihma të reja.

“Këtë vit fjala rikthim  është më shumë retorikë. Ky është momenti kur vendoset nëse një forcë brutale do të sundojë botën. Ukraina po humb  rreth 100 trupa çdo ditë në luftimet në lindje të vendit” – tha Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Përveç luftës në Ukrainë dhe pasojave për ekonominë, 2500 pjesëmarrësit në konferencën pesëditore të Davosit do të duhet të mendojnë se si bota mund të përballet me pandeminë meCovid-19 nga e cila bota është ende në rrezik, ndryshimet klimatike, thatësirat e shumta, mungesa e ushqimit dhe rritja e çmimeve të ushqimeve, zgjerimi i hendekut midis të pasurve dhe të varfërve dhe regjimeve autoritare.

Në Davos po marrin pjesë më shume se 50  krerë shtetesh dhe qeverish. (Sedat Selimi, TVM2)