Maqedoni
Kuvend, debat për stabilitetin financiar, opozita kritikoi pushtetin për mungesë të konceptit
23.05.2022 14:32
VMRO–DPMNE me kritika në seancën e sotme parlamentare sa i përket plotësimeve të ligjit për stabilitet financiar....

VMRO–DPMNE me kritika në seancën e sotme parlamentare sa i përket plotësimeve të ligjit për stabilitet financiar dhe ribalancin e buxhetit të paralajmëruar në qershor. Sipas deputetit Antonio Milloshovski pushteti po bën politika të dështuara financaire dhe s’ka koncpet për dalje nga kriza edhe pse parashikohet shkurtim i 100 mijë eurove të dedikuara për shpenzime joproduktive.
“Edhe një tregues për jostabilitetin financiar dhe punën joadekuate të ekipit ekonomik të qeverisë është se borxhi I ri neto me ribalancin e buxhetit do të jetë 1 miliard 315 milion euro. Kjo është rreth 70% nga prodhimi I brendshëm bruto. Ministri I financave të Gjermanisë paralajmëroi se atje do të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit që borxhi mos të tejkalojë 60% të GDP-së, ndërkaq në Maqedoni ky borxh me ribalancin do të tejkalojë 70% të GDP-së, duke krijuar kushte që kriza aktuale të bëhet edhe me serioze.”, Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
LSDM: Janë pranuar kërkesat e opozitës
Deputetët e shumicës u shprehën të zhgënjyer nga debati i opozitës, pasiqë sipas tyre në propozim ligjin për stabilitet financiar janë inkorporuar edhe propozimet e opozitës.
“Më shumë se 8 muaj propozimi ligji është në procedura parlamentare dhe grupi parlamentar ka dorëzuar tre amendamente në komisionin, e të cilat janë pranuar, andaj jam I habitur nga reagimet, por e did he jam I bindur se këtë zgjidhje ligjore në fund do ta votoni pozitivisht, pasiqë s’ka alternativë tjetër.”, tha Dime Vellkovski, deputet i LSDM-së.
Opozita shpërqëndroi debatin në shtrenjtimin e energjisë elektrike, e që sipas pushtetit vijon sipas krizës globale e është më I lirë në krahasim me ofertat në tregjet botërore. Gjatë fjalimeve nuk munguan as pankartat për sjelljen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, I cili edhe sot u kritikua për mosfunksion të duhur të kuvendit pasi mungoi emetimi adekuat i seancës.
MERALE ISMAILI
