Botë

Dendias në Tiranë: Ligji i luftës mes dy vendeve, drejt zgjidhjes

23.05.2022 15:00

Nga Tirana, kryediplomati grek Nikos Dendias, lajmëroi se ligji i luftës mes dy vendeve është drejt zgjidhjes....

Nga Tirana, kryediplomati grek Nikos Dendias, lajmëroi se ligji i luftës mes dy vendeve është drejt zgjidhjes. Gjatë konferencës së përbashkët me homologen OIlta Xhaçka, ministri i punëve të jashtme greke foli për nisjen e procedurave për abrogimin e këtij ligji 82-vjeçar, ende në fuqi me Shqipërinë. 
 
“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.”, tha Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.
 
Integrimi i Shqipërisë, Dendias: Pro, por pas zgjidhjes së problemit çam
 
Ministri Dendias u shpreh pro anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por një paralajmërim e pati për vendin tonë, nëse nuk zgjidh çështjen e pronave çame. 
 
“Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë.”, tha Dendias.
 
Ministri i Jashtëm grek, e nisi vizitën me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, me të cilin ka diskutuar për problematikat e minoritetit grek në Shqipëri dhe po shtu është takuar edhe me kryepeshkopin Anastas Janullatos.
 
LULJETA NDOKA