Maqedoni

Sofje/ mbajtja e senacës së KKSK-së, Radev: Pres që Petkovi të kthehet nga Roma

23.05.2022 15:16

Vazhdojn presionet diplomatike mbi Sofjen që Bullgaria të jep drit jeshile për fillimin e negociatave në qershor....

Vazhdojn presionet diplomatike mbi Sofjen që Bullgaria të jep drit jeshile për fillimin e negociatave në qershor. Por, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut nuk e ka plotësuar kushtin që i është kërkuar. Radev nuk dha përgjigje nëse do realizoj kërkesën e kryeministrit bullgar, Petkov që të thirr seancë të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për Maqedoninë e Veriut. Radev pret që kryeminitri të kthehet nga Roma. 
 
“Nëse kërkohet konsesus i gjër nacional lidhur me RMV-në, jo vetëm që do të ketë, por ai do të jetë i shprehur fuqishëm në shoqëirn tonë dhe këtë të gjith duhet ta kenë të qart. Nëse qëllimi është promovimi i dialogut me vetë koalicionin dhe ai është I dëmtuar për ndonjë arsye, patjetër të sqarohet se cilat janë arsyet për këtë gjë.”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Radev me porosi për Kryeministrin bullgarë “Qeveria ti përmbahet qëndrimit zyrtar bullgar dhe të marrë parasysh kërkesat e bullgarëve edhe në Bullgari edhe në Maqedoni”.
 
Petkov: Për RMV-në nevojitet konsensus i gjerë
 
Ndërsa Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov nga Vatikani ka thënë se do të jetë i lumtur nëse presidenti Rumen Radev do ta thërriste Këshillin Kombëtar.
 
“Kanë kaluar gjashtë muaj nga mbledhja e fundit e tillë. Shumë gjëra ndodhën. Pati bisedime, propozime, liderë botërorë që treguan qasjen e tyre për zgjidhjen e temës. Nuk ka format më të mirë se sa të ulemi në një tryezë, të përmbledhim atë që ka ndodhur dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrim së bashku në të ardhmen. Nëse nuk jemi në të njëjtën barkë, ndarja do të na dobësojë.”, tha kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
 
Si kundërpërgjigjë për Radevin  i cili në Sofje nuk u përgjigj nëse do ta plotësonte kërkesën e kryeministrit për thirrjen e KSNS-së, Petkov ka thënë se ndarja në këtë temë nuk I  bën më të forte, por  më të dobët. Nevojitet një konsensus i gjerë - kjo do të thotë koalicioni ka shtuar Petkov. 
 
SANIJE DURAKU