Maqedoni

Punonjësit e Drejtorisë së Librave Amë vazhdojnë grevën, Risteski: Të mërkurën protestë para Ministrisë së Financave

23.05.2022 15:29

Të punësuarit në Drejtorinë e Librave me Amë me qëndrim të prerë...

Të punësuarit në Drejtorinë e Librave me Amë me qëndrim të prerë, takim të ri me qeverinë ose të mërkurën do të protestojnë para Ministrisë së Financave. Nga Konfederata e Sindikatave paralajmëruan radikalizim të grevës, për siç thonë ata, qëndrimin anashkalues dhe arrogant të Qeverisë. Kryetari Ristevski akuzon se po bëhet presion ndaj grevistëve si dhe po rritet nervozizmi tek qytetarët të cilët gati një muaj nuk mund të nxjerrin dokumentet e tyre.   
 
“Ne kemi gjetur gjuhë të përbashkët me drejtorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë por dikush duhet të thotë Po, ju ashtu siç jeni dakorduar ka mjete, u bë ribalanci I buxhetit, do të marrin miliarda, le të na thërrasin dhe të thonë kemi këtë nuk kemi këtë. Dyshojmë se kanë filluar ti ndajnë qytetarët, krahas linjës partiake edhe në atë sindikale. E shihni që kur një sindikatë paralajmëron grevë, sindikatë e tyre qeveritare, menjëherë takohen me ata. Ne kërkojmë për një periudhë më të gjatë takim dhe nuk ka. Për këtë arsye do të shkojmë para Ministrisë së Financave.”, tha kryetar i Konfederatës së Organizatës Sindikale, Marjan Risteski.
 
Jemi të revoltuar pasiqë është biseduar vetëm me Unionin e Sindikatave ndërsa me sindikalistët e lirë nuk ka dialog social, shton ai. Sipas Konfederatës së Sindikatave 70 % e të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë janë pjesë e grevës e cila ka filluar që nga 27 Prilli. Kërkesa e tyre kryesore është rritja lineare e pagave për 30 % ose 4000 denarë, një ndër çështjet e cila mbeti e pazgjidhur edhe në marrëveshjen me Ministrinë e Drejtësisë. 
 
LEONORA KALIQI