Maqedoni
Shën Krili dhe Metodi, Kovaçevski në Romë, pritet të takohet me homologun bullgar
23.05.2022 15:35
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Vatikan...

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Vatikan për nder të festimeve të 24 majit, do të takohet me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, për të biseduar ecurinë e negociatave mes dy minsitrive të jashtme, lidhur me mosmarrëveshjet dypalëshe.
“Me kryeminstrin bullgar kemi komunikim të rregullt I cili zhvillohet në tema të ndryshme dhe marrë parasysh se edhe ata janë në Romë, do të kemi takim ku do të diskutohet për progresin e bisedimeve mes ministrive të punëve të jashtme.”, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski së bashku me delegacionin qeveritar është pjesëmarrës në audiencën tek Papa Françesku, si një nga aktivitetet qendrore të programit për nderimin e jetës dhe veprës madhështore të iluministëve Kirili dhe Metodi.
"Maqedonia e Veriut dhe Vatikani janë të lidhura me përkushtim dhe respekt të ndërsjellë. Ndërtojnë miqësi të bazuar në traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare dhe figura të rëndësishme si shenjtorët Kirili e Metodi dhe Shën Nënë Tereza.", ka thënë me këtë rast, kryeminsitri i vendit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
