Maqedoni
“Krishtlindja” festohet me urimin për fat dhe paqe
07.01.2015 15:41
Besimtarët ortodoks në Maqedoni festojnë sot “Krishtlindjen”. Në të gjitha katedralet e kishës ortodokse maqedonase, gjatë orëve të mëngjesit janë mbajtur liturgji...

Manifestimi qendror u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Arqipeshkvi i kishës maqedonase, z.z. Stefani, në liturgjinë e mbajtur midis tjerash bëri thirrje për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes dhe unitetit, pasi, sipas tij, vetëm në këtë formë mundemi më sigurt që t’u përgjigjemi të gjitha sfidave.
Edhe qytetarët u lutën për më shumë shëndet, dashuri dhe lumturi.
“Vetëm shëndet dëshiroj, paqe dhe dashuri”- u shpreh një qytetare.
“U luta për shumë shëndet, fat dhe lumturi për të gjithë”- tha një qytetar.
Edhe politikanët uruan qytetarët për festën.
“Ashtu siç na bashkojnë festat, unë dëshiroj që gjatë gjithë vitit të jemi të gjithë bashkë dhe të kemi shumë suksese dhe prosperitet në të gjithë shtetin tonë”- theksoi presidenti, Gjorge Ivanov.
“Besimtarëve ortodoks u dëshiroj shumë shëndet, fat dhe suksese si në planin profesional dhe privat. Ne politikanët të jemi më unik, ndërsa Republikës së Maqedonisë i uroj përparim dhe prosperitet”- tha kryeparlamentari, Trajko Veljanovski.
Por, megjithëse dëshiruan fat për të tjerët, duket se fati nuk ka qenë mik me presidentin dhe kryeparlamentarin.
As Ivanov dhe as Velianovski nuk kanë arritur të marrin copën e bukës tradicionale të krishtlindjes me monedhën brenda.
Kryesorja monedha ka rënë brenda familjes, thanë ata. Besimtarët ortodoks besojnë se personi të cilit i bie monedha e “Krishtlindjeve” do të ketë fat të mbarë përgjatë tërë vitit.
Besimtarët ortodoks festojnë “Krishtlindjet” pikërisht më 7 janar, sipas kalendarit Julian, i cili para 500 vitesh në Evropë është ndërruar me kalendarin Gregorian.
Sot kanë festuar edhe vendet e tjera sllave, si Rusia dhe Egjipti.
MERAL ISMAILI
