Hulumtimi, interesim i ulët i OJQ për eurointegrimin e vendit
Të dhënat nga anketa telefonike dhe online....

Të dhënat nga anketa telefonike dhe online me qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, të prezantuara në konferencën online të organizuar nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur Maqedoni” dhe BE me temën “Shpresa të larta, rënje të mëdha”, nxorën në sipërfaqe interesimin e ulët të OJQ dhe qytetarëve për sa i përket rrugës Eurointegruese të vendit.
Baze Malevski realizues i kësaj ankete tregoi se afër 50 për qind e Organizatave mendojnë se përfshirja e tyre në rrugën eurointegruese është e ulët, por edhe procesi është jo transparent.
“44 për qind e Organizatave kanë pohuar se ky process është pjesërishtë transparent dhe se të njëjtit nuk janë mjaftueshëm të informuar, ndërsa 38 për qind kanë pohuar se pjesmarja e tyre nuk ndikonë asgjë dhe se janë më tepër formal, dhe pjesmarja e tyre është selektive” – shpreh Baze Malevski, Reaktor anketime në aksion.
Ndërsa Zëvendër Kryetari i Qeverisë për Çështje Eurointegruese Bojan Mariçiç, ka pohuar se vetëm gjatë mesit të muaji të ardhëshëm Qeveria do të formon edhe sektorin e OJQ-ve.
“Për momentin në Sekretariat jemi duke punuar në revision strukturën aktive të bisedimeve nga viti 2019, me të vetmin qëllim që tani të adaptohemi në proceset e reja dhe ti shohim se cilat janë rezultatet nga metodologjia e re për hapjen e bisedimeve. Ndërsa në fazat e ardhëshme do ta formojmë edhe sektorin e OJQ-ve, dhe gjithë këtë process presim ta përfundojmë deri nga mesi i muajit të ardhëshëm” – deklaroi Zv.Kryetari i Qeverisë për Eurointegrimet, Bojan Mariçiç.
Por Nada Naumovska nga Fondacioni “SHOQËRI E HAPUR - Maqedoni” nga Fondacioni pohoi se edhe OJQ dhe sektori Jo-Qeveritar nuk kanë mbledhje plenare të regullta me të cilën do ta shfaqin interesin për proceset që po vijohen.
“Në tre vitet e kaluara lëvizë shkalla aktive dhe e pjesmarjes së sektoreve të punës në kuadër të sektorit jo-qeveritare, dhe të njëjtit as në minimum nuk plotësojnë kriteriumet për mbledhje formale dhe plenare të takimeve” – tha Nada Naumovska nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur - Maqedoni”.
Në këtë Konferencë njëzëri u konstatua se kyqja e mendimit publik në proceset eurointegruese është më se i nevojshëm, dhe se do të shtohen përpjekjet që ky zë të rritet edhe në vet proceset eurointegruese, por edhe në grupet e punës në kuadër të institucioneve të shtetit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
