LSM kërkon takim urgjent me Qeverinë, Dimovski: Kemi sinjale pozitive për takimin
Pas analizës së propozimit të miratuar....

Pas analizës së propozimit të miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2022 që kaloi në seancë të Qeverisë i menjëhershëm ishte reagimi I LSM- së.
Ata kërkuan takim urgjent me Qeverinë duke rikujtuar se në negociatat për kontratë të re kolektive u pranua se rritja lineare e pagave për së paku 2806 denarë do të ndodh me ribalansin e buxhetit, por këto para sipas analizave të LSM së nuk janë planifikuar as për sektorin publik as për atë privat.
Numri një i LSM-së, Darko Dimovski, theksoi për TVM 2 se është parashtruar edhe kërkesë zyrtare deri te Qeveria për tu debatuar për këto çështje.
“Sot parashtruam kërkesë zyrtare dhe kemi sinjale pozitive se ky takim mund të realizohet të enjten apo të premten dhe ne do të kërkojmë sqarim se a është e vërtetë se nuk janë planifikuar para për rritjen e pagave në kohë të krizës ekonomike, ushtarake inflacionit dhe nëse nuk janë palnifikuar ne do të qëndrojmë decid me kërkesat tona, do të presim muajin shtator kur do të kërkojmë rritjen e pagave në pajtueshmëri me ligjin për pagë minimale dhe kjo është 18. 4 përqind” – tha Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Edhe sipas VMRO DPMNE së Besimi dhe Kovaçevski kanë pranuar se në buxhet kanë planifikuar 200 milion euro shpenzime joproduktive të cilat tani shkurtohen.
“Rebalansi i buxhetit për vitin 2022 ende nuk është prezentuar para deputetëve por edhe për opinionin e gjërë , por nga konferenca e Ministrit të Financave mund të konkludojmë se sërisht shkurtohen shpenzimet kapitale. Edhe gjatë miratimit të buxhetit u thamë se nuk kan kapacitet dhe njohuri për realizim andaj shifrat flasin se për katër muaj janë realizuar 100 milion euro apo 16. 3 përqind nga e planifikuara. Nuk ka zhvillim pa investime këtë e di secili” – u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE.
Premtimet e Qeverisë duhet të plotësohen thonë nga Lsm sepse në të kundërtën të gjithë puntorët do të dalin në rrugë për plotësimin e kësaj të drjete ekzistenciale për ta dhe familjet e tyre. (Flutura Latifi, TVM2)
