Maqedoni
Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë, laboratori i parë i prodhimit dhe prototipizimit
23.05.2022 16:37
Nxënësit e shkollave të mesme dhe universitetet me ide kreative do të kenë qasje në teknologji dhe materiale...

Nxënësit e shkollave të mesme dhe universitetet me ide kreative do të kenë qasje në teknologji dhe materiale të avancuara në laboratorin e ri të Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik në Shkup. Atje ata do të mund të krijojnë një produkt - një prototip, i cili mund të jetë fillimi i një biznesi.
“Është paraparë që të bëhen tre thirrje në cilat do të paraqiten të cilat do të udhëhiqen nga mentorët tanë që janë në listën tonë të mentorëve. Thirrja e parë nis sot me vetë ngjarjen e hapjes së këtij laboratori dhe e dyta dhe e treta do të jenë pas tre-katër muajve.”, tha prof. dr. Igor Jordanov, kryetar i shoqatës “Ino Tech Club”.
“Në fakultetin tonë ne arsimojmë inxhinierë të pothuajse të gjitha industrive në vend, të cilat janë gjithnjë e më shpesh në mungesë dhe kërkesa të mëdha në tregun e punës. Besoj se krijimi i mundësive të reja inovative dhe moderne për edukim dhe forcimi i aftësive faktike do të tërheqë të rinjtë për të ndërtuar karrierë në këto fusha.”, tha prof. dr. Biljana Angjusheva, dekan i Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë.
Kryetari i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, thotë se kjo është një mënyrë për të mbajtur të rinjtë në vend.
“Bëhet fjalë për një sfidë e cila është realizuar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, qëllimi kryesor i të cilit është investimi në infrastrukturën kombëtare të inovacionit dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe sektorit publik.”, tha Festim Halili nga FIZHT.
Kjo hapësirë inovative dhe e pajisur në mënyrë moderne duhet të japë një shtysë për tërheqjen e të rinjve që do të jenë të interesuar për shkencat teknike për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë.
SEDAT SELIMI
