Kuvend, opozita kërkon sqarim për gjestin e Xhaferit
Kryetari i Komisionit për çëshjte të Rregullores....

Kryetari i Komisionit për çëshjte të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për disa ditë do të thirrë senacë ku në bazë të kërkesës së opozitës do të debatohet për përgjegjësi ndaj Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi,përshkak të shkeljes së Kodit etik.
Opozita thotë se Xhaferi me sjellje të pahijshëme i ka ofenduar shërbimet e Kuvendit për çka është siguruar inçizim me zë dhe deputet si dëshmitarë të cilët në atë moment kanë qenë të pranishëm në sallë.
Opozita edhe sot në senacë kërkoi nga Talat Xhaferi të japë shpjegim për sjelljen por edhe për çështje të tjera që sipas tyre janë kontestuese, si mos ardhja e përfaqësuesve të pushtetit në Kuvend dhe mos caktimi i koordinimeve.
“Në mënyrë plotësuese nga gjithë ajo që ndodhi periudhën e kaluar ,pritëm të jepni ndonjë shpjegim apo të dëgjonim ta informoni pleumin për të gjithë atë çka ndodhi dhe pse nuk ka reagime nga as njëra anë. E drejta e juaj është nëse do të përgjigjeni ose jo,megjithatë kërkoj të respektohet e drejta ,gjegjësisht lidhja të ketë përefaqësues nga Ministria e Financave” – tha Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Xhaferi tha se ka kohë të reagohet në këto akuza të opozitës. Shtoi se ai seancat i udhëheq sipas Kushtetutës dhe Rregullores.
“Sa i përket saktësisë për kohën, më i saktë se unë në kohë nuk ka dhe nuk do të ketë. Përgjegjësisa më pas e çdo njërit ndaj seancës është përgjegjësi e atij që do të vjen, apo nuk vjen” - deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga Kryeparlamentari Xhaferi, edhe për atë se është takuar me delegacion të politikanëve çeçen që sipas opozitës nuk i ka hije një vendi antare e NATO-s. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
