Botë

Raporti i COVID-19 në Kosovë, numër i vogël i rasteve pozitive

23.05.2022 18:23

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.
 
Në total numri i rasteve aktive është 157. Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.
 
Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 
Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.