Botë

Shqipëri: 17 raste të reja me koronavirus, vetëm tre pacientë në spitalin Covid

23.05.2022 18:49

17 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 623 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit...

17 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 623 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
 
Rastet e reja kanë rezultuar në kryeqytet, me 17 të infektuar, në Gramsh me tre të infektuar dhe një rast tjetër është shënuar në Vorë.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 222 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
 
Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel