Konfirmohet: Gerrard do të luajë për LA Galaxy
07.01.2015 15:51
Steven Gerrard do të veshë fanellën e skuadrës amerikane Los Angeles Galaxy pas këtij sezoni...

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Los Angeles Galaxy, Bruce Arena, në një intervistë për LA Times, transmeton Telegrafi.
“Steven Gerrard do të arrijë në qershor dhe deri atëherë ne me siguri se do të kemi një plan në dispozicion”.
“Ai është një lojtar kualitativ. Nuk jam i shqetësuar se si do të përshtatet ai në ekipin tonë”.
“Ne kemi një klub tashmë me një histori të dëshmuar të suksesit. Të gjitha këto gjëra e bëjnë LA Galaxy një ekip shumë atraktiv për lojtarë si Steven Gerrard”, ka shtuar ai.
