Maqedoni
Kovaçevski takohet me Petkovin në Romë, vazhdojmë dialogun me Sofjen, nuk kapemi për data
23.05.2022 19:30
Shkupi dhe Sofja në përpjekje për të tejkaluar dallimet dypalëshe, në prag të samitit të qershorit të BE-së....

Shkupi dhe Sofja në përpjekje për të tejkaluar dallimet dypalëshe, në prag të samitit të qershorit të BE-së. Në tjetër angazhim mes dy kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov, në qytetin e Romës, për çka kreu i ekzekutivit pas takimit dypalësh tha se vazhdojnë bisedimet mes dy vendeve në nivel të ministrive të jashtme , por akoma nuk kanë arritur pikën e pajtueshmërisë për të dal me një dokument të dakordimit . Zgjidhja kërkohet vetëm në kuadër të propozimit portugez thotë Kovaçevski dhe se nuk ka kushte të reja deri në këto momente. Pavarsisht epilogut të qershorit të Këshillit të BE-së, Kovacevski suguron se se do të vazhdojnë aktivitetet me Bullgarinë në adresimin e çështjet të hapura.
“Patëm takim me kryeministrin e Bullgarisë i cili ishte konstruktiv në veçanti, ku biseduam për shumë tema. Biseduam edhe për çështjet bilaterale. Në këtë takim ishin edhe ministri Osmani dhe ministrja Gençovska. Na informuan për rrjedhën e bisedimeve në nivel të ministrive të jashtme. U dakorduam që këto bisedime të vazhdojnë me qëllim që miniitritë të arrijnë në dokumëent, i cili do të ishte i pranueshëm për të dy shtetet,dhe, i cili do të paraqiste bazë për zgjidhje.. Samitin e qershorit nuk e kam paraqitur si datë… vlerësoj se është diчka që nuk varet nga ne kryesisht, por nga vendimi i 27 vendeve të BE-së.”, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
