Maqedoni
Fazlija: Pas Ministrisë së Ekonomisë zejtarët ndihmon edhe komuna e Kumanovës
24.05.2022 12:47
Zejtarët e shumtë vazhdimisht ankohen për gjendjen e tyre të vështirë ekonomike...

Zejtarët e shumtë vazhdimisht ankohen për gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, sidomos gjatë dy viteve të fundit gjatë kohës së pandemisë së Koronavirusit. Zejtarët gjithashtu ankohen se nuk janë në gjendje ti mbulojnë të gjitha harxhimet e tyre, por mjaft zeje tashmë kanë filluar edhe të shuhen apo janë në shuarje e sipër. Ndër më të prekurat janë edhe veprimtaritë e ndryshme të zejtarëve në vend. Edhe përkundër faktit se çdo ditë përballen me mbijetesë, ata vazhdojnë të ushtrojnë veprimtaritë e tyre. E për tu dalur në ndihmë sadopak, në kushte të këtilla nuk po mungon edhe ndihma e ofruar nga Qeveria. Por kohë më pare përmes një thirrjeje publike, zejtarëve që ushtrojnë zejet e vjetra në ndihmë u ka dalur edhe Komuna e Kumanovës.
Agron Fazlija, kryetar i Odës së zejtarëve të RMV na njoftoi se për herë të parë ndodh që Komuna e Kumanovës subvencionon me mjete financiare me nga 10 mijë denarë, Zejtarët e kësaj komune.
“Për herë të parë Zejtarët do të marrin para të gatshme, po e potencoj këtu se paraprakisht kanë përparësi Zejtarit e vjetra, pasiqë ata kanë prodhime të vjetra Zejtareske pasi të njejtit kontribuojnë edhe në ruajtjen e traditave dhe kulturave tona të vjetra, meritojnë që të kenë subvencionim në këto mënyra, Unë i shprehi mirënjohje dhe falenderim kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski sepse e pa të arsyeshme dhe menjëher veproi dhe na doli në ndihmë.”, na deklaroi kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija.
Fazlija, thotë se Ministria e Ekonomisë ndihmoi me 5 pakot e kaluara gjatë Pandemisë me Virusin Korona, por edhe tani së fundmi po i ndihmon ata me 100 mijë Euro.
Sipas Fazliut, edhe këtë vit Ministria e Ekonomisë ka ndarë diku reth 100 mijë euro për subvencionimin e Zejtarive në paisje dhe repromateriale. Sigursiht se këto të holla nuk janë të mjaftueshme por të njejtat janë para të cilat do të kontribuojnë për mirëmbajtjen e Zejtarive në këto moment të vështira e që jemi dëshmitarë se kemi krizë ekonomike, dhe besoj se këto mjete do të shkojnë në duart e Zejtarëve me shpresën që sado pak ti ndihmojmë dhe të kontribuojnë në bizneset e tyre.
FATLUM AQIFI
