Botë

Lija e majmunëve, rasti i parë konfirmohet edhe në Slloveni

24.05.2022 13:10

Sllovenia ka konfirmuar rastin e parë e lijës së majmunëve....

Sllovenia ka konfirmuar rastin e parë e lijës së majmunëve. Sipas OBSH-së, ky është  shpërthimi më i madh i sëmundjes jashtë Afrikës deri më sot. Portali slloven H1, raportoi se pacienti tek i cili është konstatuar kjo sëmundje, është një burrë që ishte kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie,  dhe si rezultat i simptomave më të lehta nuk është i shtruar në spital. Shkencëtarët janë të befasuar nga përhapja e kësaj sëmundjeje në vendet e zhvilluara, sepse është karakteristikë e pjesëve të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael.
 
Më shumë se 100 raste janë raportuar në Evropë, Amerikë dhe Australi deri më tani, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e virusit mund të parandalohet. Autoritetet shëndetësore britanike nxorën një udhëzim të ri, sipas të cilit kontaktet me rrezik të lartë me pacientët duhet të izolohen për tre javë. Belgjika u bë vendi i parë që shpalli një karantinë tre-javore për personat e infektuar të Premten. Rastet e reja u konfirmuan në Austri dhe Zvicër të dielën.
 
OBSH: Nuk ka nevojë për vaksinim masiv
 
Shefi i  OBSH-së, Tedros Adana Gebrejesus, thotë se bota po përballet me sfida të ndryshme  duke përfshirë, Kovid 19, luftën në Ukrainë dhe së fundmi lijën e majmunëve.
 
“Derisa ne po flasim, homologët tanë në mbarë botën po i përgjigjen shpërthimit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, lijës dhe hepatitit me shkaqe të panjohura dhe krizave komplekse humanitare në Afganistan, Etiopi, Somali, Sudanin e Jugut, Republikën Arabe Siriane. Ukraina dhe Jemeni "me një konvergjencë të tmerrshme sëmundjesh, thatësira, uri dhe luftëra, të nxitura nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik.”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adana Gebrejesus.
 
OBSH ka thënë më parë se po hetonte një numër rastesh të tjera të dyshuara të fruthit - pa përmendur vendet e përfshira - dhe paralajmëroi se më shumë infeksione ka të ngjarë të konfirmohen. Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike kundër lijës, disa vende kanë thënë se kanë vaksina, të cilat janë rreth 85 për qind efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashëm. OBSH nuk beson se shpërthimet e lijës së majmunëve në kontinetin amerikan dhe europian kërkojnë vaksina masive. Masat kryesore për të kontrolluar epideminë janë monitorimi i kontaktit dhe izolimi.
 
MERITA GASHI