Botë
Ukrainë, tre muaj luftë me Rusinë
24.05.2022 14:08
Lufta Rusi – Ukrainë zyrtarisht hynë në muajin e katërt të saj...

Lufta Rusi – Ukrainë zyrtarisht hynë në muajin e katërt të saj. Banorët e Kievit të cilët dalëngadalë po kthehen në normalitet në këtë qytet përkujtuan viktimat duke e lishuar në përdorim pullën e re postare, e cila përmban fotografi me një ushtar ukrainës i cili tregon gishtin e mesëm të forcave ruse në anije.
“Kiev ndalëngadal po ringjalet, institucionet po punojnë, shumë qytetarë po shetisin përgjatë rrugëve të qytetet dhe të gjithë po kthehen në këtë qytet.”, tha një qytetar.
“Ukrainasit dëshirojnë ta kenë këtë pull postare sepse e njëjta simbolizon fitore.”, u shpreh një qytetar.
Betejat luftarake mes forcave të armatosura të Rusisë dhe Ukrainës për momentin po zhvillohen në pjesën lindore dhe juglindore të Ukrainës.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se javët në vazhdim do të jenë shumë të vëshitra, mirëpo nuk kemi rrugëdalje tjetër, do të duhet të luftojmë.”, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Ministria e Jashtme Ruse vlerëson se politikanët të cilët komentojnë, japin deklarata paushe për luftën Rusi - Ukrainë dhe shqiptojnë sanksione Rusisë nuk e njohin mirë historinë dhe se për shkak të mosmarrëveshjeve me perëndimin, Moskva vazhdon të përqendrohet në mardhëniet e mira me Kinën.
“Rritja globale është zhvendosur në Euroazi, ndërsa rrjeti ynë i partneriteteve është zgjeruar shumë në këtë rajon. Duhet të mbështetemi tek ata nëse dëshirojmë zhvillim të mëtejshëm të vendit tonë dhe jam i bindur se kjo është rruga e drejtë.”, tha ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Në ndërkohë diplomati rus Vondarev dha dorëheqje për shkak të vendimit rus për të vazhduar luftën e gjakosur ruse ndaj Ukrainës. Kritika të ashpëra për Putin adresoi edhe Presidenti i Filipineve Rodrigo Duerte.
“Shumica prej njerëzve thonë se Putin dhe unë jemi vrasës. Unë për një kohë të gjatë ju themë se po jam vras, mirëpo po vras kriminel e jo gra dhe fëmijë civile. Kjo që ndodh në Ukrain nuk është operacion special ushtarak i cili e arsyeton Putini, por është luftë kundër një kombësi sovran.”, Presidento i Filipineve Rodrigro Duerte.
Prej 24 shkurt Rusia vazhdimisht po ballafaqohet me sanksione të mëdha nga të gjitha shtetet dhe kontinentet e botës.
REXHEP QAMILI
