Pendarovski merr pjesë në panel për sigurinë në Evropë në Davos

24.05.2022 14:19

Presidenti Stevo Pendarovski.....

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të Takimit vjetor në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, do të marrë pjesë në panel sesionin “Ruajtja e sigurisë në Evropë”.

Përveç Pendarovskit,  në sesion fjalime do të kenë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës Aleksandër de Kro, si dhe ministrja holandeze e mbrojtjes Kaisa Olongren.

Nesër, shefi i shtetit do të marrë pjesë në sesionin  “Dialog për Diplomaci në Ballkanin Perëndimor”.

Siç bëri të ditur Kabineti i tij, në kuadër të Forumit Pendarovski pritet të ketë edhe disa takime dypalëshe.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos mbahet nga 22 deri më 26 maj të vitit 2022, ndërsa pritet pothuajse  2.500 liderë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe mediat të diskutojnë për çështjet globale dhe sfidat më të urgjente në botë, përfshirë pandeminë aktuale, luftën në Ukrainë, goditjet gjeo-ekonomike dhe ndryshimet klimatike.