Romë, shënohet 24 maji dita e Shën “Kirilit dhe Metodit”
Delegacioni qeveritar-kishtar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.....

Delegacioni qeveritar-kishtar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të ditë së dytë të vizitës në Romë dhe Vatikan ka bërë homazhe para varrit të Shën Kirilit dhe Metodit në bazilikën "San Klemente".
Misioni i vëllezërve të shën Kirili dhe Metodi është një nga shembujt e parë të lidhjes së kulturave të ndryshme duke respektuar dallimet, tha kryeministri Kovaçevski teksa shtoi se vlera, e tyre edhe pas kaq shumë, na frymëzon për dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
“Misioni i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi është një nga shembujt e parë të lidhjes së kulturave të ndryshme dhe njëkohësisht duke respektuar dallimet. Është një vlerë të cilës i referohemi edhe sot dhe që na porosit të shikojmë drejt së ardhmes me ç’rast pikat e përbashkëta nuk na ndajnë, por na lidhin. Misioni i tyre ka një vend të veçantë në historinë e shtetit maqedonas. Në këtë frymë mund të themi sot se RMV ruan dhe kultivon veprën e vëllezërve të shenjtë së bashku me kombet e tjera” – tha Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Rektori i universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” tha se ndjehet i nderuar që merr pjesë në shӓnimin e kësaj dite pikërisht në 73 vjetorin euniversitetit që mban emrin e tyre.
“Erdhëm këtu dhe bëmë nderime para varrit të Shën Kirilit. Siç e dini, universiteti ynë dhe unë si përfaqësues i tij është universiteti më i vjetër dhe më i madh në vendin tonë, këtë vit ne festojmë 73 vjet të ekzistencës së tij dhe vërtetë me këtë nderim për vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi është një nder dhe kënaqësi e madhe” – deklaroi Rektori i “Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski.
Për nder të 24 majit ditës së shën “Kirilit dhe Metodit” në bazilikën “San Klemente” përfaqësuesit e kishës Pimen dhe Jozef mbajtën lutjet e tyre me ç’rast vlersuan lartë kontributin e vëllezërve Kiril dhe Metodi. (Naim Ramadani, TVM2)
