Xhenings fitoi kampionët
Basketbollistët e Detroit Pistons po luajnë shkëlqyeshëm pas largimit të Xhosh Smithit, kështu që në ndeshjen e mbrëmshme, me pikët e Xheningsit në sekondën e fundit të takimit festuan kundër kampionit aktual San Antonio, me një pikë dallim 105-104, duke radhitur 6 fitore rrishtazi...
Në takimin e dytë i cili u zhvillua mbrëm mes Feniksit dhe Miluokit, fitores i`u gëzuan këta të parët me 102-96, fal 26 pikëve të Morisit.
Figurë tragjike e sfidës në Teksas ishte Tim Dankan, I cili 8 sekonda para përfundimit të ndeshjes me plus 1 pikë për San Antonion, shto këtu edhe sulmin, ekzekutoi një rivënjë anësore fatale, kështuqë I dha mundësi Detroidit për sulm të cilin e shfrytëzuan për mrekulli.
Andre Dramond shkëlqeu tek skuadra triumfuese me 20 pikë dhe 17 kërcime, Greg Monro shtoi 17 dhe 11 kërcime.
Me treshin e Kris Midëllton, Miluoki kur kishin mbetur me pak se dy minuta deri në fund të sfidës, arriti të zbut rezultatin në vetëm 2 pikë 94-92, mirëpo gjuajtja e Dragiçit nga distanca dhe treshja e Morisit, e quan takimin në favor të Feniksit.
Individ më I dalluar tek skuadra e cila triumfoi ishte Moris me 26 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Ajzea Tomas shënoi 19. Goran Dragiq shënoi 16 pikë, ndërsa Erik Blledso ndeshjen e përmbylli me 10 poena. (Sami Ademi, TVM2)