Kisha ortodokse serbe njeh autoqefalinë e kishës ortodokse maqedonase
Kisha Ortodokse Serbe ka vendosur ta njoh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase....

Kisha Ortodokse Serbe ka vendosur ta njoh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase. Kjo u bë e ditur nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirio, në liturgjinë e përbashkët ndërmjet dy kishave në Shkup.
Ai tha se pas kompletimit të dokumenteve ligjore, do të përgatitet një akt zyrtar me të cilin do të njoftohen të gjitha kishat e tjera kanunore ortodokse.
Patriarku serb Porfirio, pret që të gjitha kishat lokale të pranojnë statusin autoqefal të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit.
“Këshilli i kishës tonë e bekon dhe pranon autoqefalinë” – tha Porfiro – Patriark i Kishës serbe.
Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefani, falënderoi përfaqësuesit e kishës serbe për njohjen e autoqefalisë.
“Falenderojmë zotin në lutjet tona dhe lutjet e shën Klinimentit dhe Naumit të Ohrit dhe shën Savës serb që edhe në periudhë të ndarjeve të theksuara dhe ndarje e theksuar mes popujve e për fat të keq edhe të kishave, na dha forcë dhe dije që dëshmojmë se edhe në kohë të këtillë janë të mundura edhe faljet edhe pajtimet” – u shpreh Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefani.
Njoftimi për pranimin e autoqefalisë është një ditë e madhe deklaroi kryemisnitri Kjovaçevski.
“Dita e sotme është madhe, kur i kremtojmë vëllezërit Kirili dhe Metodi, ta fitojmë edhe autoqefalinë e kishës tonë, si e barabartë me të tjerat dhe pranim për trashëgiminë e sajë në madhështinë shpirtërore të arqipeshkvisë së Ohrit, si dhe si pjesë autentike e identitetit maqedonas” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Edhe Presidentët Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuqiç kanë përshëndetur vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për të pranuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.
“Në një takim të shkurtër në Davos me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkërisht e mirëpritëm vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për të pranuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – OA, si një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.
Vendim i Kishës Ortodokse Serbe pasoi vendimin e 9 majit të Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, e cila njohu Arqipeshkvinë e Ohrit si kanonike apo të pavarur. (Sanije Duraku, TVM2)
