Kovaçevski takoi Dragin në Romë, zgjerimi i BE-së me interes gjeopolitik

24.05.2022 16:01

Kovaçevski dhe Dragi, zgjerimi i BE-së me interes gjeopolitik....

Italia është aleat i ynë dhe promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar kryemisnitri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij italian, Mario Dragi.

Egziston pajtueshmëri se kjo duhet të ndodhë pa prolongime shtesë, ka theksuar kryeministri.

“Kemi pajtueshmëri me kryeministrin Dragi se rezultatet e arritura të vendit tonë, në rrugën e eurointegrimeve duhet të kenë përfundimin e tyre me fillimin e bisedimeve qasëse. Nevoja për proces të përshpejtuar të euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për momentin është çështje e aspektit gjeopolitik por edhe çështje e sigurisë, kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe vetë BE-së” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. 

Dy kryeministrat theksuan se shohin potencial për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Njëherit Kovaçevski e ka ftuar homologun e tij Italian për vizitë në Maqedoninë e Veriut. (Meral Ismaili, TVM2)