Iseni, negociatat Shkup-Sofje në pikën zero
Negociatat mes Shkupit dhe Sofjes janë në pikën zero....

Negociatat mes Shkupit dhe Sofjes janë në pikën zero, vlersojn analistët politik në vend pas takimit mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Kiril Petkov në Romë.
Analisti Xhenur Iseni për TVM2 thotë se deklarimet e diplomacisë vendase rreth kontestit janë retorika politike që skan të bëjnë aspak me realitetin e besidimeve Shkup-Sofje.
Diplomacia bullgare nuk funksionon vetëm nga kryeministri Petkov por nga i gjithë parlamenti dhe kjo e vështirëson situatën e Petkovit thotë Iseni.
“Diplomacia bullgare nuk varet nga Kryeministri Petkov por nga i gjithë parlamenti ku duhet të jepet vendimi për veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sepse këtu kishim edhe javën e kaluar paralajmerime nga partnerët e koalicionit se çdo tentim për xhetjen e zgjidhjes jashta rezolutës që është miratuar në Parlamentin Bullgar do ta rrezikonte qeverinë e Petkovit. Krejt kjo e vështirëson edhe më shumë Kryeministrin Petkov gjatë këtyre negociave” – tha analisti Xhenur Iseni.
Iseni është i mendimit se as presioni i diplomacisë ndërkombëtare nuk do të arrijë që deri në qershor të gjindet zgjidhje për kontestinShkup – Sofje. Këtë ai e bazon në dy çështje.
“E para, është përpjekja e kryeministrit Shqiptar Edi Rama që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. Kjo tregon që Maqedonia nuk do të merr datë për fillimin e negociatave, sepse po që se do të kishte marrë datë atëherë edhe Kryeministri Rama nuk besoj që do të kishte kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. Dhe e dyta është propozimi i Presidentit Makron për të krijuar një komunitet politik europian ku ju ka ofruar vendeve aspirante të përfshihen aty. Faktikisht një ligj të dyt të Europës dhe gjithë kjo shton edhe më shumë skepticizmin” – u shpreh Iseni.
Sipas Isenit kjo do të thotë se vendi edhe shumë kohë do të jetë në dhomën e pritjes së BE-së. (Sanije Duraku, TVM2)
